Agjencia Zhurnal.mk.

Aksion dhe aktivitete ekologjike me qëllim që të jetë të pastër në “Tregun e grave” në Tetovë

Tetovë, 20 janar – Aktivistët e organizatës joqeveritare Multikultura në Tetovë sot së bashku me përfaqësuesit e komunës dhe kryetarin e komunës kanë shpërndarë thasë për mbeturina në “Tregun e grave” me qëllim të vetëdijesimit për ruajtjen e pastërtisë në atë vend, veçanërisht në ditën e pazarit. Drejtimi i aktiviteteve të tilla është që të ketë rrugë dhe trotuare të pastra, ndërsa pemët dhe perimet e kalbura të grumbullohen në qese.

“Për të kuptuar se prej ku vjen kjo sjellje e pamatur e shitësve, sot aktivistët e Shoqatës Multikultura së bashku me kryetarin e komunës së Tetovës, kryesuesin e NKP Tetovë, udhëheqësin e Sektorit për urbanizëm, veprime komunale dhe mjedis jetësor, i vizituan shitësit në Tregun e grave. Shitësve iu shpërndanë thasë me mesazhe mjedisore me qëllim që të ndërgjegjësohet për mirëmbajtjen e tregut dhe të lehtësohet puna e punëtorëve në NKP Tetovë”, deklaroi Majlinda Iljazi nga Multikultura.

Gjithashtu, u vendos kontejner i madh i improvizuar, ku shitësit mund t’i lënë qeset në fund të ditës së punës.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky