Agjencia Zhurnal.mk.

Al-Khelaifi nuk e konfirmon largimin e Mbappes nga PSG

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi nuk e konfirmon ende një largim të sulmuesit Kylian Mbappe gjatë verës.

Emri i Mbappes është më i përfoluri i këtij viti në futboll, pasi francezi ka vetëm edhe disa muaj kohë deri në skadimin e kontratës me PSG-në.

Sulmuesi francez nuk ka rinovuar ende kontratën dhe shumë burime të mediave thonë se Mbappe do t’i bashkohet Real Madridit në verë dhe tashmë ka marrëveshje verbale.

Megjithatë, i pari i PSG-së, Al-Khelaifi nuk e ka konfirmuar largimin e Mbappes, kur u pyet pas ndeshjes së mbrëmshme ndaj Real Sociedadit në Ligën e Kampionëve.

“Nuk mund ta konfirmoj largimin e Kylian Mbappe, është gjithmonë klubi që komunikon gjërat tona”.

“Ai është nën kontratë këtu, por ne po ndërtojmë diçka për të ardhmen”, ka thënë Al-Khelaifi.

Konfirmimi i largimit të Mbappes nga ‘Parc des Princes’ duket çështje ditësh dhe do të jetë vetë lojtari i cili fillimisht do ta konfirmoj atë. 

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky