Agjencia Zhurnal.mk.

Ambasada gjermane në Shkup: Në tre muajt e ardhshëm nuk do të ketë listë të hapur për termine

Shkup, 29 tetor – Ambasada gjermane ka njoftuar mëngjesin e sotëm detajet e rezervimit të vizave në muajt e ardhshëm. Njofton se për shkak të problemeve teknike gjatë regjistrimit të fundit të termineve më 5 tetor 2021, janë regjistruar më shumë persona se sa lejohet nga lista e pritjes.

Ambasada vendosi të mos fshijë “datat e mbivendosura”, por t’u japë të gjithë personave të regjistruar një datë ndoshta deri në fund të shkurtit 2022 sipas renditjes kronologjike.

“Për këtë arsye, në muajt nëntor, dhjetor dhe janar nuk do të ketë listë të hapur për termine. Ju lutemi mos bëni pyetje në lidhje me këtë temë.

Gjithashtu dëshirojmë t’ju informojmë paraprakisht se Ambasada me siguri do të bëjë një ndryshim në lidhje me regjistrimin dhe terminin në fillim të vitit të ardhshëm. Kjo do të thjeshtojë regjistrimin. Për detajet konkrete do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës të Gjermanisë në Shkup.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky