Agjencia Zhurnal.mk.

Ambasadori i Italisë Andrea Silvestri për vizitë në Shtip

Shtip, 23 shtator – Për vizitë në Komunën e Shtipit sot ishte ambasadori i Italisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Andrea Silvestri, informojnë nga kabineti i kryetarit të Komunës së Shtipit, Sashko Nikollov.

Në kumtesë theksohet se Nikollov dhe Sivestri kanë konkluduar se Shtipi si qendër në lindje meriton të zhvillohet me një ritëm të shpejtë dhe i përmban komponentët   e nevojshëm të bëhet qytet ku të rinjtë do ta ndërtojnë të ardhmen e tyre.

“Ambasadorin Silvestri e njoftova me të gjitha projektte e deritanishme të realizuara, biseduam edhe për zhvillimin ekonomik midis kompanive të Shtipit dhe kompanive italiane dhe mësimin e italishtes në Shtip me hapjen e këndit italian”, thotë Nikollov.

Thekson se si kryetar i Komunës edhe në emër të Komunës së Shtipit  shprehu falënderim për miqësinë tradicionale Republikës së Italisë, si dhe për mbështetjen e sinqertë të cilën Shtipi e ka nga ky vend i bukur.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky