Agjencia Zhurnal.mk.

Ambasadori Kolev nuk mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Putinit

Moskë, 7 maj – Sipas instruksioneve të Ministrit për Punë të Jashtme të RMV-së, Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Moskë, Nenad Kolev, nuk ishte i pranishëm në inaugurimin e Putinit, i cili në ceremoni solemne bëri betimin për mandatin e tij të pestë presidencial.

Me këtë akt dhe me instruksion të drejtpërdrejtë të Shefit të Diplomacisë së RMV-së, Maqedonia e Veriut iu bashkangjit bojkotit të shumë vendeve të BE-së, SHBA-së dhe Kanadasë, të cilët bojkotuan ceremoninë për shkak të intervenimit ushtarak në Ukrainë dhe nuk i pranojnë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Rusi.

Sic njoftojnë mediat, të pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të Putinit, kanë qenë ambasadorët e Serbisë, Hungarisë, përfaqësues të Norvegjisë, Zvicrës, Turqisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kinës dhe vende të tjera. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky