Agjencia Zhurnal.mk.

AMS: E pajustifikuar dhe e pabazë rritja e çmimeve të sigurimit të detyrueshëm të përgjegjësisë automobilistke

Shkup, 2 maj – Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) inkurajon Qeverinë, në përputhje me kompetencat e saj ligjore, të mbrojë të drejtat e të siguruarve dhe nëpërmjet ndryshimeve në Listën e çmimeve të ulë çmimet e policave të sigurimit të detyrueshëm ndaj përgjegjësisë automobilistike.

Siç thuhet në kumtesë, AMS-ja, si rregullator i tregut të sigurimeve, bën me dije edhe një herë publikisht se veprimi që kompanitë e sigurimeve rritën çmimet e sigurimit të detyrueshëm të përgjegjësisë automobilistike është krejtësisht i pajustifikuar dhe i pabazë.

Argumentet kryesore kundër rritjes së çmimit janë renditur në analizën e dorëzuar në komisionin kompetent në Ministrinë e Financave.

Rritja e çmimit të sigurimeve nuk është në funksion të forcimit të mbrojtjes së të siguruarve. Përkundrazi, kjo rritje çmimesh është vetëm dhe ekskluzivisht në funksion të mbulimit të kostove operacionale të shoqërive të sigurimeve. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky