Shkup, 6 prill – Rajoni i Shkupit është i vetmi nga të tetë rajonet statistikore në shtet ku në 20 vitet e fundit ka rritje të numrit të banorëve, amvisërive dhe banesave. Në të jetojnë 33,04 për qind e popullatës së përgjithshme rezidente në vend dhe është me dendësi më të madhe të popullsisë me 334,99 banorë në një kilometër katrorë.
Rajoni i Vardarit është i vetmi ku ka zvogëlim edhe të popullsisë, por edhe të amvisërive dhe banesave. Ka humbur 10,23 për qind të popullsisë dhe është rajon më rrallë i banuar me 34,3 banorë në një kilometër katror.
Në aspektin procentual rënie të numrit të popullsisë kanë Rajoni jugperëndimor – 19,93% dhe Rajoni lindor– 17,39%. Është interesante se, ndonëse numri i banorëve në 20 vitet e fundit në të dyja rajonet statistikore është zvogëluar, numri i banesave shënon rritje prej 26,09% dhe 14,32%.
Rajoni i Pollogut, edhe pse për 20 vite ka humbur numrin më të madh të popullsisë me shifra absolute – 52 573, është rajoni i dytë sipas dendësisë së popullsisë me 104,1 banor në një kilometër katror.
Rajoni i Pellagonisë, i cili në aspektin territorial është më i madh se të gjitha rajonet statistikore, për 20 vite ka humbur 11,63 për qind ose nga 5,8 banorë për një kilometër katrorë dhe është i treti sipas numrit të përgjithshëm të banorëve me 210 431.
Rajoni juglindor për 20 vite ka humbur 13,43 për qind të banorëvе, derisa Rajoni verilindor 11,46 për qind ose nga 8,4 dhe nga 8,5 banorë për një kilometër katrorë.
Sipas të dhënave nga Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2021 – popullata e përgjithshme rezidente në vend arrin 1 836 713 persona.
Rajoni i Shkupit
Në Rajonin e Shkupit jetojnë numri më i madh i banorëve – 607 007 ose 33,04 për qind nga popullata e përgjithshme rezidente, ndonëse është më i vogli sipas sipërfaqes dhe përfshin vetëm 1 812 kilometra katrorë ose 7,3 për qind të territorit të shtetit. Ky është rajoni me dendësi më të madhe të popullsisë me 334,99 banorë në një kilometër katror.
Ky është i vetmi nga tetë rajonet ku është rritur numri i banorëve për 28 863, që është nga 15,9 banorë në një kilometër katror ose 4,99 për qind në raport me vitin 2002. Edhe në vitin 2002 ky rajon ka qenë në vendin e parë sipas numrit të banorëve me 28,51 për qind të popullsisë së përgjithshme.
Në 20 vitet e fundit, bashkë me rritjen e popullsisë, ka edhe rritje të amvisërive – 29 204 ose 15,14% dhe rritje të banesave – 54 858 ose 22,55%.
Në aspektin procentual rritje më të madhe kanë Studeniçani – 27,39%, Shuto Orizara – 23,68%, Sopishti – 18,69% dhe Petroveci – 10,84%, e më pas vijojnë Ilindeni – 9,70%, Haraçina– 9,30%, Saraji – 8,45%, Çuçer-Sandeva – 8,32%, Kisella Voda – 8,26%, Aerodromi– 7,95%, Gjorçe Petrovi– 7,71%, Karposhi– 6,86% dhe Buteli – 1,60%.
Në shifra absolute rritje më të madh ka Aerodromi– 5 726, që është nga 262 banorë në një kilometër katror. Njëherësh, numri i amvisërive është rritur për 6 400 ose 22,94 %, ndërsa numri i banesave për 11 583 ose 32,78%.
Rënie të popullsisë kanë Zelenikova – 17,67%, Gazi Baba – 4,12%, Çairi – 3,45% dhe Qendra– 3,24%.
Është interesante se Gazi Baba dhe Qendra, ndonëse kanë humbur nga 2 991 dhe 2 237 banorë, në 20 vitet e fundit, e kanë rritur numrin e amvisërive dhe banesave. Në Gazi Babë numri i amvisërive është rritur për 2 173 ose 9,65%, ndërsa i banesave për 3 738 ose 14,05%, derisa në Qendër numri i amvisërive është rritur për 1 712 ose 10,04%, ndërsa i banesave 8 217 ose 30,37%.
Rajoni i Vardarit
Në Rajonin e Vardarit jetojnë 138.722 njerëz ose 7,55 për qind e popullatës së përgjithshme rezidente, ndërsa shtrihet në 4 042 kilometra katrorë ose 16,2 për qind të territorit të shtetit. Ky është rajoni më së dobëti i banuar, ndonëse është i dyti për nga territori. Me dendësi prej 34,3 banorëve në një kilometër katrorë është më rrallë i banuar nga të gjitha rajonet statistikore në vend.
Krahasuar me vitin 2002, rajoni ka humbur 10,23 për qind të popullsisë, që është nga 3,9 banorë në një kilometër katrorë ose 15 813 banorë. Dhe në vitin 2002 rajoni ka qenë në vendin e fundit të tetë me 7,64 për qind të popullatës së përgjithshme.
Rritje të popullsisë ka vetëm në Çashkë– 269 banorë, që është për 3,51%, derisa në të gjitha të tjera ka rënie të popullsisë edhe atë– Llozovë – 20,78%, Shën Nikollë – 17,18%, Demir Kapi – 16,9%, Gradsko– 14,02%, Veles– 12,06%, Rosoman– 8,33%, Kavadar– 7,76% dhe Negotinë – 5,30%.
Në shifra absolute më së shumti banorë në 20 vitet e fundit ka humbur Velesi– 6 645, që është nga 14,54 banorë për një kilometër katrorë ose 12,06% të popullsisë. Në të njëjtën kohë edhe numri i amvisërive është ulur për 393 ose 2,37%, ndërsa numri i banesave për 2 087 ose 11,2%.
Kavadari për 20 vjet ka humbur 3 008 banorë, që është nga tre banorë për një kilometër katrorë ose 7,76%, derisa numri i amvisërive shënon rritje prej 2,82%, ndërsa numri i banesave rënie prej 9,43%.
Ky është rajoni i vetëm ku në 20 vitet e fundi ka ulje të popullsisë – 10,23%, amvisërive – 1,45% dhe banesave – 3,83%.
Rajoni lindor
Rajoni lindor shtrihet në 3 537 kilometra katrorë dhe përfshin 14,2 për qind të territorit të përgjithshëm të shtetit dhe është i treti për nga madhësia, derisa me 150 234 banorë ose 8,17 për qind të popullatës së përgjithshme rezidente është në vendin e gjashtë sipas numrit të popullsisë. Sipas dendësisë së popullsisë është në vendin e parafundit me 42,47 banorë në një kilometër katrorë.
Krahasuar me vitin 2002 rajoni ka humbur 31 624 banorë, që është nga 8,94 banorë në një kilometër katrorë ose 17,39 për qind të popullsisë. Në vitin 2002 rajoni ka qenë në vendin e pestë me 8,99 për qind të popullsisë.
Rënie të popullsisë ka në të gjitha 11 komunat. Në aspektin procentual në Zërnovc – 36,09%, Pehçevë – 27,8%, Vinicë – 27,4%, Çeshinovë-Obleshevë – 26,96%, Dellçevë – 22,39%, Berovë – 21,89%, Makedonska Kamenicë – 20,60%, Probishit – 17,14%, Koçanë – 17,04%, Karbincë – 14,76% dhe Shtip– 6,13%.
Në shifra absolute më së shumti banorë në 20 vitet e fundit kanë humbur Koçana – 6 490 dhe Vinica 5 463.
Është interesante se ndonëse Koçana ka humbur nga 18 banorë në një kilometër katrorë, numri i amvisërive është rritur për 0,21%, ndërsa i banesave për 21,61%.
Vinica në periudhën e njëjtë ka humbur nga 12,62 banorë në një kilometër katrorë, numri i amvisërive është ulur për 24,60%, ndërsa i banesave është rritur për 9,01%.
Shtipi për 20 vite ka humbur 2930 banorë, derisa numri i amvisërive është rritur 1 630 ose 9,76%, ndërsa i banesave për 4 320 ose 19,21%.
Numri i banorëve në këtë rajon në vitet e fundit është zvogëluar për 31 626, gjithashtu edhe numri i amvisërive – 2 115 ose minus 3,79 për qind. Megjithatë, në periudhën e njëjtë numri i banesave është rritur për 12 076 ose 14,32%.
Rajoni jugperëndimor
Rajoni jugperëndimor shtrihet në 3 340 kilometra katrorë të territorit të përgjithshëm. Në të jetojnë 177 398 njerëz ose 9,65 për qind e popullatës së përgjithshme rezidente. Gjendet në vendin e katërt edhe sipas territorit edhe sipas numrit të popullsisë. Me 53,1 banor në një kilometër katrorë është në vendin e pestë sipas dendësisë së popullsisë.
Krahasuar me vitin 2002 rajoni ka humbur 44 153 banorë, që është nga 13,2 banorë në një kilometër katrorë ose 19,93 për qind. Në vitin 2002 rajoni ka qenë në vendin e katërt me 10,95 për qind të popullsisë.
Rënie të popullsisë ka në të gjitha nëntë komunat. Në aspektin procentual rënie më të madhe ka në Qendrën Zhupë – 42,94% dhe Debërcë– 32,47%, derisa në shifra absolute në Kërçovë e cila për 20 vite ka humbur 17 070 banorë ose 30,09%.
Është interesante se, ndonëse për 20 vite në Kërçovë numri i popullsisë është ulur për 30,09 %, numri i amvisërive është rritur për 39,58%, ndërsa numri i banesave për 58,59%. (sh.а. me ndarjen territoriale të vitit 2013 Komunës së Kërçovës iu bashkuan edhe komunat Zajaz, Drugovë, Vraneshticë dhe Osllomej.)
Ohri për 20 vite ka humbur 4 321 banorë ose nga 11,08 banorë në një kilometër katrorë, por në të njëjtën kohë, numri i amvisërive është rritur për 12,83%, ndërsa i banesave për 15,52%. I njëjtë është rasti edhe me Strugën, e cila ka humbur 12 396 banorë ose nga 25,6 banorë në një kilometër katrorë, derisa numri i amvisërive është rritur për 0,83%, ndërsa i banesave për 16,91%.
Për 20 vite Dibra ka rënie të popullsisë prej 21,13%, Struga – 19,56%, Makedonski Brodi – 17,53%, Ohri– 7,75%, Pllasnica– 7,11% dhe më së paku Vevçani – 3,04%.
Derisa numri i banorëve në këtë rajon për 20 vite është ulur për 19,93 për qind, në të njëjtën kohë, numri i amvisërive është rritur për 12,53% dhe i banesave për 26,09%.
Rajoni juglindor
Rajoni juglindor shtrihet në 2 739 kilometra katrorë ose 10,9 për qind të territorit të shtetit, ndërsa në të jetojnë 148 387 njerëz ose 8,07 për qind e popullsisë së përgjithshme rezidente. Ai është i pesti për nga territori, ndërsa gjendet në vendin e parafundit, vendin e shtatë sipas numrit të popullsisë. Me 54,1 banorë në një kilometër katrorë është në vendin e katërt sipas dendësisë së popullsisë.
Krahasuar me vitin 2002 rajoni ka humbur 23 029 banorë, që është nga 8,4 banorë në një kilometër katrorë ose 13,43 për qind. Në vitin 2002 rajoni, po ashtu, ka qenë në vendin e shtatë me 8,47 për qind të popullsisë së përgjithshme të shtetit.
Rënie të popullsisë ka në të gjitha dhjetë komunat. Më së shumti në Novosellë – 39,73%, Konçe – 22,94%, Bosillovë– 19,30%, Bogdancë– 15,71%, Radovish– 14,59%, Vasilevë– 12,95%, Vallandovë– 11,62%, Dojran– 9,98%, Strumicë– 8,56% dhe Gjevgjeli– 6,12%.
Në shifra absolute, më së shumti banorë për 20 vite ka humbur Strumica – 4 681 ose nga 14,5 banorë në një kilometër katrorë. Derisa popullsia është zvogëluar, numri i amvisërive për 20 vite është rritur për 8,64 për qind, ndërsa numri i banesave për 24,97 për qind.
Novosella për 20 vite ka humbur 4 595 banorë dhe 332 amvisëri, por megjithatë numri i banesave është rritur për 2 100 ose 33,56%. Kjo do të thotë se në këtë rajon, ndonëse në aspektin procentual më së shumti janë shpërngulur nga Novosella – 39,73%, këtu edhe është ndërtuar më së shumti– rritje prej 33,56%.
Për 20 vite, ndonëse numri i banorë në këtë rajon është zvogëluar, numri i amvisërive ka rritje prej 5,39%, ndërsa numri i banesave për 20,23%.
Rajoni i Pellagonisë
Rajoni i Pellagonisë është më i madh me territor dhe përfshin 4 717 kilometra katrorë ose 18,9 për qind të sipërfaqes së shtetit. Në të jetojnë 210 431 banorë ose 11,45 për qind të popullsisë së përgjithshme rezidente. Ai është i treti sipas numrit të popullsisë, e me 44,6 banorë në një kilometër katrorë, është në vendin e gjashtë sipas dendësisë së popullsisë.
Krahasuar me vitin 2002 ky rajon ka humbur 27 705 banorë, që është 11,63 për qind ose nga 5,8 banorë në një kilometër katrorë. Në vitin 2002 rajoni, po ashtu, ka qenë në vendin e tretë me 11,77 për qind të popullsisë së përgjithshme.
Rënie të popullsisë ka në të gjitha nëntë komunat e këtij rajoni. Në aspektin procentual më së shumti në Novacë – 25,39% dhe Demir Hisar – 23,55%, por në shifra absolute nga dy qytetet më të mëdha në këtë rajon Manastir dhe Prilep, të cilat për 20 vite kanë humbur nga 10 dhe shtatë mijë banorë ose nga 10 për qind të popullsisë.
Manastiri për 20 vite ka humbur 10 221 banorë, që është 10,72% ose nga 12,9 banorë në një kilometër katrorë. Është interesante se përkundër zvogëlimit të numrit të banorëve, numri i amvisërive shënon rritje prej 4,02%, ndërsa numri i banesave për 14,86%.
Prilepi, krahasuar me vitin 2002 ka humbur 7 743 banorë, што е 10,09% ose nga 6,48 banorë në një kilometër katrorë. Njëjtë si edhe Manastiri, përderisa numri i popullsisë zvogëlohet, numri i amvisërive shënon rritje prej 0,85%, ndërsa i banesave për 10,30%.
Mogilla ka rënie prej 21,27%, Krivogashtani– 15,98%, Resnja – 14,57%, Krusheva– 13,41% dhe Dollneni, ku ka rënie më të vogël të popullsisë – 3,26%.
Derisa rajoni pas 20 vite ka humbur 11,63 për qind të popullsisë, numri i amvisërive është rritur për 1 494 ose 2,06%, ndërsa numri i banesave për 16 164 ose 15,02 për qind.
Rajoni i Pollogut
Rajoni i Pollogut shtrihet në 2 416 kilometra katrorë ose 9,7 për qind të territorit të përgjithshëm të shtetit dhe në të jetojnë 251 552 njerëz ose 13.69 për qind e popullsisë së përgjithshme rezidente në shtet. Ai është i dyti për nga numri i banorëve, ndërsa i gjashti sipas territorit. Me 104,1 banorë në një kilometër katrorë, është i dyti sipas dendësisë së popullsisë.
Krahasuar me vitin 2002 ky rajon ka humbur 52 573 banorë, që është 17,29 për qind ose në mesatare nga 21,7 banorë në një kilometër katrorë. Në vitin 2002 ky rajon, po ashtu, ka qenë në vendin e dytë me 15,03 për qind të popullsisë së përgjithshme.
Në aspektin procentual rënie më të madhe të numrit të popullsisë për 20 vite ka në Mavrovë Маврово dhe Rostushë – 41,49%, por më së shumti në shifra absolute ka në Gostivar – 21 272 banorë, që është rënie prej 26,25 % ose nga 41,4 banorë në një kilometër katrorë.
Zvogëlim të popullsisë ka edhe në shtatë komunat tjera të këtij rajoni edhe atë Zhelina – 22,15%, Vrapçishti – 21,88%, Tearca – 21,20%, Bogovina– 21,01%, Jegunoci– 17,56%, Bërvenica– 13,94% dhe Tetova – 2,09%.
Është interesante se Gostivari, i cili për 20 vite ndonëse ka humbur 21 272 banorë, në të njëjtën kohë shënon rritje të numri i amvisërive për 1 963 ose 9,79%, ndërsa numri i banesave për 7 606 ose 27,22 për qind, që do të thotë se në këtë rajon ndonëse më së shumti janë shpërngulur nga Gostivari, aty edhe është ndërtuar më së shumti.
Numri më i madh i popullsisë në këtë rajon jetojnë në Tetovë – 84 770. Tetova ka rënie më të vogël të popullsisë në këtë rajon prej 2,09%, derisa numri i amvisërive shënon rritje prej 15,74%, ndërsa i banesave për 25,11%.
Dhe derisa për 20 vite numri i banorëve në rajon është ulur për 17,29%, numri i përgjithshëm i amvisërive është rritur për 4,5 për qind, ndërsa numri i banesave për 21,96 për qind.
Rajoni verilindor
Rajoni verilindor është një nga më të vegjlit me 2 310 kilometra katrorë dhe përfshin 9,3 për qind të territorit të përgjithshëm të shtetit. Në të jetojnë 152 982 banorë ose 8,54 për qind e popullsisë së përgjithshme rezidente. Sipas numrit të popullsisë është i pesti për nga madhësia, ndërsa i shtati sipas territorit. Me 66,2 njerëz në një kilometër katrorë është i treti sipas dendësisë së popullsisë.
Krahasuar me vitin 2002 rajoni ka humbur 19 805 banorë ose 11,46 për qind. Në vitin 2002 ky rajon, ka qenë në vendin e gjashtë me 8,54 për qind të popullsisë dhe dendësi prej 74,7 njerëz në një kilometër katrorë.
Për 20 vite rajoni ka humbur nga 8,5 banorë në një kilometër katrorë. Zvogëlim të popullsisë ka në të gjitha tetë komunat.
Në aspektin procentual, rënie më të madhe ka në Kratovë– 27,74% dhe Nagoriç të Vjetër– 27,67%, më pas është Likova– 17,55%, Rankovci – 16,39% dhe Kriva Pallanka– 13,26%.
Rënie më të vogël të popullsisë ka në Kumanovë, ku jetojnë dy të tretat e popullsisë së përgjithshme të rajonit – 98 104. Kjo është rënie prej 7 % në raport me numrin e banorëve во vitin 2002 ose nga 14,5 banorë në një kilometër katrorë.
Është interesante se, përkundër zvogëlimit të numrit të përgjithshëm të popullsisë rezidente, numri i amvisërive shënon rritje prej 8,1 për qind në raport me vitin 2002, njëjtë sikur edhe numri i banesave, që shënon rritje prej 12,27 për qind.
Kumanova për 20 vite ka humbur 7 380 banorë, por numri i amvisërive është rritur për 2 466, ndërsa i banesave për 4 679.
Derisa numri i banorëve për 20 vite është ulur, numri i amvisërive në këtë rajon është rritur për 4,35 për qind, ndërsa numri i banesave për 13,26 për qind.





 
					 
					 
	
