Shkup, 27 janar – Rritja e pagës minimale nuk ka efekt negativ mbi firmat dhe nuk ndikon mbi uljen e përfitimit të tyre. Përkundrazi, me rritjen e pagave të të punësuarve, te ata rritet motivimi, ndërsa me këtë edhe produktiviteti me çfarë nuk vërehen ndryshime në përfitimin e firmave, tregon analiza që është përpunuar me kërkesë së Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, me mbështetje të Fondacionit “Fridrih Ebert”.
Rezultatet deri te të cilat erdhën tre profesorët Branimir Jovanoviq, Dragan Tevdovski dhe Viktor Stojkoski, tregojnë se për t’u rritur produktiviteti duhet të rritet paga minimale, ndërsa me të do të rritet edhe vlera e shtuar e firmave, gjegjësisht BPV-ja.
“Punëtorët më mirë të paguar janë më të kënaqur dhe më të motivuar të punojnë, prandaj janë edhe më produktivë dhe prodhojnë më shumë. Studime të shumta në literaturë e tregojnë këtë”, theksoi Jovanoviq në prezantimin e sotëm të analizës.
Rezultatet deri te të cilat erdhën tre profesorët, duke i analizuar efektet e rritjes së pagës minimale nga shtatori i viti 2017 kur është vërejtur rritja më e madhe, tregojnë se firmat të cilat më shumë kanë qenë të “goditura” nga rritja e pagës minimale nuk kanë pasur ulje më të madhe të numrit të të punësuarve nga firmat e tjera gjegjësisht paga minimale nuk ka sjellë në largimin nga puna të punëtorëve. Nuk ka pasur as ulje të pagave të të punësuarve të tjerë, por gjithashtu as rritje spirale të pagave të tjera.
Lidhja e Sindikatave të Maqeodnisë kërkon rritje urgjente të pagës minimale në 18.000 denarë dhe rritje spirale të të gjitha pagave të tjera duke i marrë parasysh rritjen e shpenzimeve të jetesës, krizën energjetike dhe termike. Si argument e theksojnë edhe rritjen e shportës sindikale minimale në dhjetor për 1500 denarë në krahasim me dhjetorin e vitit 2020.
“Rritja e pagës minimale edhe të të gjithë pagave të tjera në shtet duhet të ndodhë që nesër. Nëse rritja ndodh që nesër, do të kemi punëtor të kënaqur dhe më produktiv, por edhe përfitim më të madh për kompanitë. Nuk kemi kohë për të pritur sepse sipas të gjitha analizave, nuk do të mund t’i paguajmë faturat në shkurt me pagë minimale prej 15.200 denarë të cilën e marrin 110 mijë punëtorë në shtet”, theksoi darko Dimovski, kryetar i LSM-së.
Ministrja e re e Punës dhe Politikës Sociale Jovana Trençevska, e cila mori pjesë në prezantimin, nuk zbuloi nëse do të pranohet kërkesa e sindikatës. Theksoi se rritja e pagës minimale është qëllim programor i Qeverisë.
“Rekomandimet dhe mendimet e ekspertëve do të na ndihmojnë më lehtë dhe më shpejt tÇi marrim vendimet tona dhe me qëndrime të harmonizuara të partnerëve socialë të qasemi drejt mundësive reale për korrigjim të pagës minimale”, tha Trençevska.
Sipas ligjit, harmonizimi i rregullt i pagës minimale ka çdo mars të vitit. Sipas rezultateve të analizës, paga minimale në vend është 359 euro që është niveli i pestë më i ulët në Evropë. Pagë më të vogël minimale kanë Shqipëria, Mali i Zi, Bullgaria dhe Turqia.




