Shkup, 3 dhjetor – Mbrojtja e shfrytëzuesve të shërbimeve financiare është lartë në prioritetet e Bankës popullore, Përmes përforcimit të rregullativës, me Ligjin e ri për shërbime pagesore dhe sisteme të pagesës, por edhe me ligjin për ombudspersonin financiar, me të cilin do të formohej një institucion i posaçëm i cili do të veprojë rreth ankesave të qytetarëve, do të ndërtohet kornizë për mbrojtje më të fuqishme të të drejtave të konsumatorëve, porositë guvernatorja e Bankës popullore, Anita Angellovska-Bezhoska.
Angellovska-Bezhoska në intervistë për servisin nacional TVM thekson se edhe pse Banka popullore nuk ka mandat eksplicit ligjor për mbrojtje të konsumatorëve, megjithatë, si institucion me përgjegjësi shoqërore ndërmerr disa masa në këtë segment. Shembull për këtë është Strategjia për edukim financiar dhe inkluzim financiar si dokument i përbashkët i cili ishte përgatitur dhe sjellur në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, Komisionin për letra me vlerë, Agjencinë për supervizion të sigurimit, i cili parasheh disa aktivitete me qëllim të rritjes së mbrojtjes së shfrytëzuesve të shërbimeve financiare.
“Ato aktivitete fokusohen në dy segmente. Njëri segment është edukimi financiar, me qëllim të rritjes së informimit të shfrytëzuesve të shërbimeve financiare, për të drejtat e tyre, por edhe obligimet, si dhe njohjen me prodhimet e ndryshme financiare për informim më të mirë dhe sjellje të vendimeve të drejta. Segmenti i dytë është përmirësimi dhe përforcimi i kornizës rregullatore për mbrojtje të konsumatorëve. Hapi i parë konkret në këtë drejtim është Ligji për sistemet e pagesës, i cili do të sigurojë kërcim të konsiderueshëm, cilësor në pjesën e mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve në shfrytëzimin e shërbimeve për qarkullimin pagesor”, thotë guvernatorja.
Angellovska-Bezhoska thekson se aktiviteti i ri, i cili filloi kohë më parë në kuadër të bankës qendrore, ndërkaq në të cilin banka do të punojë së bashku me rregullatorët e tjerë financiarë, është përgatitja e ligjit për ombudspersonin financiar, përkatësisht avokatin financiar të popullit. Ideja e këtij ligji është vendosja e një institucioni të posaçëm i cili do të veprojë rreth ankesave të qytetarëve dhe do të ketë mandat eksplicit për mbrojtjen e interesave të qytetarëve.





 
					 
					 
	
