Agjencia Zhurnal.mk.

Anketë e IPSOS: VMRO me mbështetje të dyfishtë kundrejt LSDM-së, te shqiptarët e para BDI-ja

Shkup, 5 prill – Nëse nesër do të mbaheshin zgjedhje parlamentare, VMRO-DPMNE do të korrte fitore të madhe, ndërsa Hristijan Mickoski është lideri më i besueshëm për popullin. Kështu tregon anketa e agjencisë IPSOS e Vlladimir Bozhinovskit. Të anketuar ishin 1007 persona, informon Zhurnal.

VMRO-DPMNE me 18,2%, LSDM me 9,5%, BDI me 4,1%, E Majta me 4,0%, Aleanca për Shqiptarët me 3,5%, Besa me 1,2%, Alternativa me 0,7%, PDSH me 0,4%, PLD me 0,2% dhe të tjerët 1,2%.

Në anketë si të papërcaktuar janë shprehur 16,5% e të anketuarve ndërsa 15,9% kanë refuzuar të përgjigjen. Madje 24,6 përqind kanë thënë se nuk do të votonin.

Sa i përket politikanëve, Hrisitjan Mickoski është personi më i besueshëm me 9%, më pas Stevo Pendarovski me 6%, Dimitar Kovaçevski 4%, Dimitar Apasiev 3%, Ali Ahmeti 3%, Ziadin Sela 2% dhe Zoran Zaev 2%.//Zhurnal.mk

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky