Agjencia Zhurnal.mk.

Arafat Muaremi, padi ndaj Villma Ruskokës

Shkup, 10 qershor – Ish drejtori i Policisë Financiare Arafat Muareami ka ngritur padi ndaj ish shefes së Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit dhe Korrupsionit, Villma Ruskovska, për siç thekson se në disa raste me paraqitjet e saj publike, edhe pse ka qenë e vetëdijshme ka vazhduar të paraqesë të dhëna të gabuara dhe të rreme, të gënjejë dhe të shpif.

Në një reagim pas vendimit të Prokurorisë për hedhjen poshtë të kallëzimit ndaj Muaremit për shkak të mospasjes së bazës për vepër Penale, ish kreu i Policisë Financiare thotë se është i kënaqur që u dëshmua se nuk ka bërë kurrfarë pune joligjore, dhe as nuk ka kryer vepër penale derisa ka qenë në krye të Policisë Financiare. “Vendimet e Prokurorisë konfirmojnë se në institucionin të cilin unë e kam drejtuar nuk ka pasur parregullsi dhe punë joligjore derisa kam qenë aty.

Siç kam theksuar edhe më herët, mbetem në qëndrimin se sulmi ndaj meje ishte kryekëput për shkak të qëllimeve dhe interesave të dikujt, duke e keqpërdorur në këtë mënyrë funksionin e prokurorit me qëllim që të shkaktohet dëm ndaj meje, reputacionit tim dhe Drejtorisë”, thekson Muaremi në reagimin e tij.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky