Gostivar, 11 shtator – Një ari është futur dje në oborrin e ish-deputetit të LSDM-së, Latif Pajkoski në fshatin Zhirovnicë të Komunës së Mavrovë-Rostushës.
Ai përmes rrjeteve sociale ka shpërnda foton me qëndrimin se qytetarëve nuk u mbetet gjë tjetër veçse të organizohen për të mos pësuar dikush. Ai aludon për ligjin që mbron arinjtë nga vrasja, por edhe për incidentin e fundit në këtë rajon kur qytetarët e këtij rajoni vranë në vetëmbrojtje dy arinj, kurse tani përballen me padi.
“Mbrëmë rreth orës 22:00, para shtëpisë sime. Ejani të shoh ju burokratë mendjesëmurë që mbroni ariun dhe nuk bëni asgjë për të mbrojtur popullatën, ejani qëndroni mysafirë të mi në Zhirovnicë për të paktën një natë, e jo vetëm ju, por bashkë me fëmijët tuaj. Natyrisht, na mbetet të vetëorganizohemi dhe të mbrojmë veten dhe pasurinë tonë me gjithçka që kemi. Le të jetë ky një nga paralajmërimet e fundit”, shkruan Pajkoski./Zhurnal




