Agjencia Zhurnal.mk.

Arjanit Hoxha: Distancohem plotësisht nga veprimet politike në të ashtuquajturin “bllok opozitar”

Shkup, 24 korrik – Zëvendëskryetari i Lëvizjes BESA – Arjanit Hoxha, distancohet nga i ashtuquajturi bllok opozitar i Bilall Kasamit, Izet Mexhitit dhe Afrim Gashit.

“Të dashur aktivistë, mbështetës, simpatizantë dhe gjithë ju që në këto vite keni qenë bashkë-udhëtarë në rrugëtimin tonë politik. Më lejoni që përmes këtij postimi t’ju njoftoj se nga sot distancohem plotësisht nga veprimet politike në të ashtuquajturin “bllok opozitar” duke vlerësuar se aktorët kryesor, bartës të kësaj nisme nuk kanë për qëllim rotacionin politik, por thjesht “lavazhin” e figurave politike të cilët jo shumë larg nga sot ishin pikërisht aktorë për mbajtjen gjallë të qeverisjes aktuale dhe parandaluan rotacionin në kampin politik shqiptar. Për detajet rreth bindjeve politike dhe njerëzve të cilët ndajnë mendimin e njëjtë politik me mua do të ju njoftojmë përmes paraqitjes publike gjatë kësaj jave”, shkruan Hoxha.

Të dashur aktivistë, mbështetës, simpatizantë dhe gjithë ju që në këto vite keni qenë bashkëudhëtarë në rrugëtimin tonë…

Posted by Arjanit Hoxha on Monday, July 24, 2023

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky