Agjencia Zhurnal.mk.

Arrestohen 450 persona në Bangladesh

Pas një prej trazirave më të këqija në dekadën e fundit, policia e Bangladeshit njoftoi sot se 450 persona u arrestuan shkaku i sulmeve ndaj hinduve.

Të paktën gjashtë persona u vranë ndërsa policia po përpiqej të frenonte turmën e tërbuar, raportuan mediat lokale.

Një raport i reuters thotë se dhuna filloi të premten e kaluar kur qindra myslimanë protestuan në rrethin juglindor të Noakhali, duke akuzuar hindusët për blasfemi ndaj Kuranit.

Disa ndërtesa fetare hindu u vandalizuan dhe shtëpitë private u sulmuan.

Autoritetet kanë ngritur 71 kallëzime penale për dhunë gjatë festivalit Hindu Durga Puja, konfirmoi një zëdhënës i policisë në Bangladesh, duke shtuar se 450 të dyshuar janë nën hetim. 

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky