Agjencia Zhurnal.mk.

Arrestohet i dyshuari për dhunë në familje në Partesh të Gjilanit, i konfiskohet “arsenal” armësh

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, hetues policor nga Stacioni Policor Partesh të premten gjatë intervistimit të të dyshuarit N.P. (viti i lindjes 1958, mashkull kosovar serb) për një rast të dyshimit të sulmit fizik ndaj bashkëshortes së tij e cila ka pranuar tretman mjekësor, ka lindur dyshimi i bazuar se i njëjti posedon armë.

Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë kontrollimi i shtëpisë dhe objekteve përcjellëse ku janë gjetur dhe sekuestruar si dëshmi për gjykatën: Një revole e tipit VZOR 50 Cal, një  revole e tipit Cervena Zastave e kalibrit 7.65mm, një pushkë gjysmë automatike e kalibrit 7.62mm.

Po ashtu i janë gjetur një pushkë e tipit M48, 229 fishekë të kalibrit 7.9mm, 200 fishekë të kalibrit 7.62mm, 20 fishekë të kalibrit 7.65mm, një 1 mbrojtës për tyta dhe një brushë për pastrim të armëve.

Prokurori i shtetit ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Rasti do të procedohet në Prokurorinë themelore. 

Related posts

Nëntë raportime për dhunë në familje, shumica e rasteve ndaj grave

D V

Bastisje në rrethinën e Strumicës, gjendet drogë, arrestohet shpërndarësi

D V

Ndalohet një 45-vjeçar nga Strumica, kapet me lëndë narkotike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky