Shkup, 11 shtator – Më 09.09.2021 në orën 18:20 minuta në fshatin Glumovë të Shkupit, nga Njësia për trafikim të paligjshëm pranë SPB Shkup, pas informacioneve të marra paraprakisht dhe urdhrit të dhënë gjyqësor, është privuar nga liria M.P. (30) nga Shkupi, pasi që gjatë bastisjes tek ai, në shtëpinë dhe vilën e tij është gjetur marihuana, metamfetaminë dhe peshore digjitale, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, siç theksohet, do të parashtrohet parashtresë përkatëse.





 
					 
					 
	
