Agjencia Zhurnal.mk.

Arsenali është i gatshëm ta paguaj klauzolën top yllit të La Ligas

Arsenali është i vendosur të forcojë repartin e mesfushës për sezonin e ardhshëm dhe mesfushori i Real Sociedad, Martin Zubimendi është objektivi i tyre.

Me largimin e mesfushorit italian Jorginho që pritet të ndodhë në verë, Topçinjtë po kërkojnë ta mbushin atë boshllëk me mesfushorin e talentuar spanjoll.

Pavarësisht interesimit të mëparshëm nga klube si Barcelona dhe Bayern Munich, është Arsenali ai që duket se është në ‘pole position’ për të siguruar shërbimet e Zubimendit.

Sipas asaj që ka raportuar mediumi anglez CaughtOffside, klubi londinez po ndërmerr hapa të vendosur drejt një marrëveshjeje të mundshme me 25-vjeçarin.

Klauzola e largimit të Zubimendit nga Real Sociedad është 60 milionë euro, shumë që për Arsenalin nuk përbën ndonjë problem.

Megjithatë, e ardhmja e lojtarit është ende në ajër, pasi do të jetë ai që do të marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij nëse do t’i bashkohet Arsenalit apo do të pres një ofertë nga Barcelona dhe Bayerni.

25-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 43 ndeshje zyrtare në të gjitha garat me fanellën e Real Sociedad, derisa ka edhe katër gola të shënuar dhe një asistim.

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky