Shkup, 25 tetor – Bashkëkryetari i Këshillit Drejtues së Forumit Investues të Odës me seli në Trieste dhe kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski, i shoqëruar nga Goran Svilanoviqi, këshilltar i kryetarit të Odës për çështje rajonale do të realizojnë takim me ministrin e Punëve të jashtme Bujar Osmanin. Fokusi i bisedimeve, siç informojnë nga Oda Ekonomike, do të jetë bashkëpunimi rajonal dhe mundësitë për thellimin e tij.
“Në këtë drejtim, Goran Svilanoviqi, si këshilltar i kryetarit Azeski, do të japë kontribut në potencimin e mundësive dhe nevojën për thellimin e bashkëpunimit rajonal përmes mekanizmave dhe institucioneve të cilat janë aktive në më shumë arsye. të formuara me mbështetjen e BE-së gjatë dekadës së kaluar”, thonë nga Oda Ekonomike.
Konkretisht, shtojnë, me mbështetjen e BE-së, janë formuar organizata të cilat e mbështesin transferimin e rregullave evropiane për bërje të biznesit në vende tona.
“Këto janë Komuniteti Energjetik, CEFTA, Këshilli Rajonal për Bashkëpunim (RCC), Komuniteti i Transportit dhe Akademia Rajonale për Administratë Publike. Odat ekonomike të Ballkanit Perëndimor, e lidhën komunitetin afarist përmes Forumit Investues të Odës (KIF), si nismë rajonale origjinale e cila është zë autentik i komunitetit afarist i cili dëshiron t’i shfrytëzojë të gjitha potencialet e tregut ballkanik rajonal i cili punon sipas rregullave evropiane”, saktësojnë nga Oda Ekonomike.
Njëherësh, Unioni investoi shuma të mëdha në infrastrukturën organizative që duhet të ndihmojë në përforcimin e bashkëpunimit ekonomik mes vendeve të rajonit, të përforcohet tregu rajonal i Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunimi ekonomik në biznesin e përgjithshëm të Ballkanit me bizneset evropiane si pjesë e procesit të inkuadrimit të vendet tona në Bashkimin Evropian.
Takimi i Azeskit me Osmanin realizohet edhe në prag të edhe dy aktiviteteve afariste rajonale-ndërkombëtare. Takimi i ardhshëm i Ballkanit të Hapur i cili do të mbahet në fillim të nëntorit në Beograd dhe takimi në Budapest mes Odave të Ballkanit Perëndimor dhe të Grupit të Vishegradit,
Në takimin e punës në Ministrinë e Punëve të jashtme do të bisedohet edhe për intensifikimin e aktiviteteve të komitetit të biznesit për markat tregtare, të formuar në përputhje me Marrëveshjen e Prespës me Greqinë mes komuniteteve të biznesit nga të dyja vendet”, potencojnë nga Oda Ekonomike.




