Agjencia Zhurnal.mk.

Babai rrah dy vajzat e tij të mitura në Lipjan

Një person është arrestuar nën dyshimin se i njëjti kishte rrahur dy vajzat e tij të mitura.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 10:00, në Lipjan.

Tutje bëhet e ditur se viktimat janë intervistuar në prezencë të punëtorit të QPS-së, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, rasti është cilësuar si “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte rrahur dy vajzat e tij të mitura. Viktimat janë intervistuar në prezencë të punëtorit të QPS-së, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Related posts

Nëntë raportime për dhunë në familje, shumica e rasteve ndaj grave

D V

Bastisje në rrethinën e Strumicës, gjendet drogë, arrestohet shpërndarësi

D V

Ndalohet një 45-vjeçar nga Strumica, kapet me lëndë narkotike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky