Agjencia Zhurnal.mk.

Baerbock: Putin kërkon ta tërheqë NATO-n në luftë

Qëllimi i Putinit ishte dhe është të shkatërrojë ekzistencën e Ukrainës si një vend i lirë dhe të tërheqë NATO-n në luftë, por Berlini nuk do ta lejojë kurrë, deklaroi ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

Baerbock përjashtoi vendosjen e trupave tokësore perëndimore në Ukrainë.

”Ne e kemi bërë të qartë që në fillim se nuk do të lejojmë kurrë që kjo të ndodhë. Meqenëse një fitore ruse në Ukrainë do të vinte në rrezik rendin ndërkombëtar, mbështetja për Ukrainën është megjithatë një garanci e sigurisë sonë”, shtoi ajo.

Baerbock shtoi se “nuk ka pasur prej kohësh asnjë kufi për brutalitetin e luftës së Putinit” dhe se ”presidenti rus nuk është i disponueshëm për thirrje për njerëzimin dhe sigurisht nuk dëshiron të negociojë”.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky