Agjencia Zhurnal.mk.

Banka zhvillimore e digjitalizoi procesin për sigurim kreditor

Shkup, 15 mars – Banka zhvillimore, aktivitet i USAID – Partneritete për rritje ekonomike dhe Programi zviceran për rritje të punësimeve të tregut – IME, nënshkroi marrëveshje për furnizim të veglës digjitale për sigurim kreditor, prodhim i ri digjitaë në tregun vendor financiar.

“Qëllimi i këtij bashkëpunimi është t’u përjgigjet nevojave të kompanive vendore për rritje dhe zhvillim, përkatësisht të lehtësohet qasja e kompanive drejt intstrumenteve më adekuate dhe zgjidhje për menaxhim me financat. Kjo zgjidhje softuerike do ta lehtësojë dhe përshpejtojë komunikimin dhe do t’u ndihmojë kompanive më thjeshtë t’i shfrytëzojnë instrumentet të cilat i ofron Banka për lehtësim të transaksioneve, posaçërisht në pjesën e sigurimit të kërkesave, sigurim të eksportit dhe faktoringut”, thonë nga USAID.

Zgjidhja, shtojnë, do të vendoset në ueb-platformën e Bankës zhvillimore dhe adaptim i plotë ç[r përdorim nga ana e kompanive.

Vitin e kalaur, në pajtim me analizën interne të Bankës zhvillimore dhe nevojave për qasje drejt financave të sektorit privat, banka ka realizuar me sukses linjë kreditore për digjitalizim dhe transformim digjital, me mbështetje nga Programi zviceran për rritje të punësimeve të tregut – IME.

“Digjitalizimi i një prej proceseve kyçe të Bankës do të kontribuojë për rritje të drejtpërdrejtë të eksportit tëp siguruar, si dhe faktoringut eksportues dhe vendor. Plotësisht, ky proces do të ndikojë pozitivisht ndaj investimeve të kompanive dhe hapjes së vendeve të reja të punës”, potencojnë nga USAID.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky