Agjencia Zhurnal.mk.

Barsak: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk duhet të ndahen në rrugën drejt BE-së

Shkup, 4 janar – Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Elizabet Barsak tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk duhet të ndahen në rrugën e tyre drejt integrimit në BE.

Në intervistë dje, për Euronjuz Shqipëri, Barsak e pranoi se dëshira për ndarjen e të dy vendeve erdhi nga zhgënjimi për shkak të vetos së Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Lidhur me këtë çështje, unë besoj se duhet të kapërcejmë idenë se këto dy kombe mund të ndahen. E di që shumë thonë se këto dy vende u trajtuan si një dhe për shkak se gjërat nuk po shkojnë aq mirë mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, atëherë ato duhet të ndahen. Kjo duhet të kapërcehet dhe ne duhet të bëjmë më të mirën në mënyrë që dy konferencat ndërqeveritare të mund të mbahen në të njëjtën kohë,” tha Barsak.

Kryeministri shqiptar Edi Rama, gjatë fjalimit të tij të fundit drejtuar kombit në 2021, më 31 dhjetor, tha se do të përpiqet të ndajë rrugën e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut nëse Bullgaria këmbëngul në veton e saj. Diplomatët dhe politikanët evropianë, megjithatë, janë shprehur vazhdimisht kundër këtij propozimi.

Edhe pse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i plotësuan zyrtarisht të gjitha kërkesat, në qershor të vitit të kaluar, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së nuk arriti një marrëveshje për fillimin e bisedimeve të pranimit me BE-në, për shkak të vetos së Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky