Agjencia Zhurnal.mk.

Batatina: Besoj se do ta përmbysim rezultatin në ndeshjen e kthimit

Prishtina ka fituar ndaj Llapit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Dueli në “Fadil Vokrri” ka përfunduar në të mirë të kryeqytetasve, me rezultat 2-1, shkruan Gazeta Olle.

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina pas ndeshjes tha se ky është një rezultat i kthyeshëm dhe beson që Llapi do ta eliminojë Prishtinën për t’u kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës.

“Mendoj se gjërat nuk shkuan mirë, herët shkaktuam penallti dhe pranuam një gol për shkak të një pakujdesie. Po ashtu, nuk e shfrytëzuam faktin që Prishtina mbeti me një lojtar më pak. Është vetëm një ndeshje dhe është një rezultat i kthyeshëm. Kam besimin në ekipin dhe besoj se do ta përmbysim rezultatin”, ka thënë Batatina.

“Do t’i përmirësojmë gabimet për ndeshjen e kthimit, të cilën duam ta fitojmë dhe të kualifikohemi në finale të Kupës. Mendoj se për neve është ndeshja me e rëndësishme e edicionit do të jetë në Podujevë. Nuk është humbje e thellë dhe nuk ka mundësi as Prishtina apo ndonjë ekip tjetër që do të marrë fitore në Podujevë, Besoj se do ta përmbysim rezultatin në ndeshjen e kthimit”.

/Gazeta Olle/

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky