Agjencia Zhurnal.mk.

Bekteshi: Ka mundësi të kthehet tarifa e lirë ditore e energjisë elektrike, nga marsi paga më të larta

Shkup, 28 shkurt – Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sot tha se ka mundësia që të kthehet tarifa e lirë ditore e energjisë elektrike.

Siç theksoi Bekteshi në fjalimin në ngjarjen me rastin e prezantimit të studimit “Efektet e krizës ushqimore dhe energjetike te fëmijët dhe familjet në Maqedoninë e Veriut”, nga marsi do të rritet paga minimale.

Ai paralajmëroi edhe se do të merren disa vendime administrative që të mbrohen, siç theksoi, kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve.

“Do të rriten mënyrë lineare edhe pagat në administratë që do të pasojë me rritjen e pagave edhe në sektorin privat, por, fatkeqësisht do të merren edhe disa vendime administrative që të mbrohen ata që janë më të cenuarit. Ka një mundësi shtesë me vendimin e ri nga 1 korriku të ndihmohen pensionistët dhe ata që janë të papunë, ka mundësi të kthehet tarifa e lirë ditore e energjisë elektrike që do të jetë një mundësi shtesë për ata që janë në shtëpi në atë periudhë të ditës dhe në mënyrë indirekte të mbështeten”, tha Bekteshi.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky