Agjencia Zhurnal.mk.

Bekteshi: Prej 21 janarit EMV e ndërmerr menaxhimin me BEG dhe Shkup Veri

Shkup, 18 janar – SHA EMV prej të enjtes, më 21 janar, do ta ndërmerr menaxhimin me BEG dhe Shkup Veri, për çka paraprakisht në seancë vendim do të marrë Qeveria, konfirmoi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

“Ne nuk subvencionojmë firma private dhe për këtë shkak është marrë vendim nga ana e EMV-së, e cila është ndërmarrje në pronësi 100 për qind të shtetit, të ndërmerret menaxhimi me BEG. Para shfrytëzuesve do të dalim përmes EMV-së, e jo përmes BEG, siç u paralajmërua paraprakisht, duke marrë parasysh se nuk janë përfshirë komunat dhe Qyteti i Shkupit që të ndihmojnë në këtë situatë. Përmes EMV-së shtetërore do të mbulohet dallimi nga çmimi real dhe ai ekzistues për shfrytëzuesit”, tha Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp me gazetarët.

Ai theksoi se vendimi që EMV pas 21 janarit ta ndërmarrë menaxhimin me kompanitë, del nga dekreti që u miratua nga ana e Qeverisë me propozim të Ministrisë gjatë javës së kaluar.

“Me siguri nga 21 janari, furnizimi, prodhimi dhe distribuimi i energjisë ngrohëse do të ndërmerret nga ana e EMV-së, në pajtim me marrëveshjen për bashkëpunim teknik afarist mes EMV-së dhe BEG, për kohë të cilën duhet ta konfirmojmë deri te enjten”, tha Bekteshi në takimin e sotëm me gazetarët.

I pyetur sa para do të jenë të domosdoshme që të tejkalohet kriza në furnizimin me energji elektrike në Shkup, Bekteshi tha se kalkulimet për gjashtë milionë eurot e domosdoshme për tejkalimin e gjendjes janë bërë në bazë të çmimeve në bursa të gazit natyror për muajin janar.

“Tani i presim ofertat për shkurt dhe mars dhe në pajtim me ato projeksione dhe formulën e Komisionit rregullator për energjetike (KRRE) dhe EMV do të bëhen kalkulimet adekuate”, saktësoi Bekteshi.

Ai theksoi se borxhet që i bëjnë BEG dhe SHA Shkup Veri ndaj SHA TE-TO dhe Makpetrol për furnizimin me gaz gjatë disa ditëve të kaluara përfundimisht me 21 janar do të duhet t’i zgjedhin vet kompanitë private me marrëveshje të ndërsjella për pagesë të anuluar, ose në ndonjë mënyrë tjetër.

“Nga 21 janari e deri në ditën deri kur do të menaxhojë EMV me BEG dhe Shkup Veri, do të jetë obligim i EMV-së që t’i udhëheq të gjitha procedurat dhe të përmbush të gjitha obligimet , por në të njëjtën kohë të kërkojë nga ana e tyre dërgesë të asaj për çka është arritur marrëveshje. Nuk kemi për qëllim t’i ndërmarrin obligimet që i kanë deri 21 janar, ndërsa prej 21 janarit e deri kur EMV-ja do të menaxhojë me furnizimin, distribuimin dhe prodhimin e energjisë ngrohëse, në pajtim me marrëveshjen, e cila të enjten duhet të konfirmohet në seancë të Qeverisë, do t’i ndërmarrë të gjitha obligimet”, tha Bekteshi dhe shtoi se të gjitha obligimet që i ka BEG, deri më 21 janar, do të mbeten të tyre.

Të enjten, theksoi ai, me siguri do të ketë marrëveshje të re mes EMV-së, BEG dhe Shkup Veri, për të cilën opinioni me kohë do të informohet. Me siguri, shtoi Bekteshi, nga 21 janari do të ketë ngrohje qendrore deri ora 1:00 pas mesnate me minimum 20 plus një gradë Celsius.

I pyetur se kush do të përgjigjet për situatën e ndodhur me ngrohjen në Shkup, ministri i Ekonomisë potencoi se tanimë ka procedura në Prokurori për dhënien e licencave për BEG në vitin 2012, ndërsa për obligimet që i ka në pajtim me licencën e dhënë, masa do të ndërmaerr KRRE në momentin kur të nevojitet. KRRE, siç tha ministri, mund të kontrollojë nëse BEG ka pasur rezerva mazut për punë 15-ditëshe, siç del nga obligimi nga Ligji për energjetikë.

“Institucionet shtetërore tërësisht janë të gatshme të ballafaqohen me krizën energjetike. Për këtë shkak në Buxhetin për vitin 2022 janë paraparë zëra për ndihmë, në rast se ka krizë shëndetësore në të njëjtën kohë me krizën ekonomike. Për këtë janë paraparë pothuaj 100 milionë euro dhe 30 milionë euro shtesë në zëra tjerë, prej ku mund të shfrytëzohen këto mjete. Këto zëra janë përmendur në vendimin që e ka marrë Qeveria”, tha Bekteshi.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky