Agjencia Zhurnal.mk.

Beqarovski: Deri në fund të shkurtit do të arrijmë imunitetin kolektiv

Shkup, 4 janar – Mjeku nga Klinika e Toksikologjisë, Niko Beqarovski, apeloi anëtarët e Komisionit për Sëmundje Infektive që të ndryshojnë protokollet për izolimin e kontakteve me pacientët e infektuar.

“Nëse nesër nuk i ndryshoni protokollet dhe nuk e zvogëloni kohën e izolimit të atyre pozitivëve, MË 22.01.22 S’do të ketë kush të punojë në vend!!!! Të gjithë do të jemi në izolim.

Izolimi i kontakteve me Omicron kaq të përhapur është i paqëndrueshëm dhe pa arsyetim epidemiologjik”, konsideron mjeku Beqarovski.

Sipas tij, izolimi i detyrueshëm për pozitivët duhet të reduktohet në 7 ditë.

“Të nderuar qytetarë, nëse sot kemi pasur 1.197 teste pozitive me analiza të rregullta, sigurisht që janë 5.000 të vetë testuar dhe 25.000 të padiagnostifikuar. Lajmi i mirë është se deri në fund të shkurtit do të arrijmë imunitetin kolektiv dhe më 8 mars do të mund të luani sërish me zare”, paralajmëroi Bekqarovski.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky