Agjencia Zhurnal.mk.

Bisedë telefonike Petrovska – Dendias, Maqedonia e Veriut e gatshme t’i ndihmojë Greqisë për zjarret

Athinë, 21 korrik – Ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska në një bisedë telefonike me homologun e saj grek, Nikos Dendias e ka shprehur gatishmërinë e vendit tonë që t’i ndihmojë Greqisë në përballjen me zjarret, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Për bisedën telefonike ministrat sonte informuan nëpërmjet rrjeteve sociale. 

“Në një bisedë telefonike me homologun tim grek, Nikos Dendias, shpreha gatishmërinë tonë për të ndihmuar në përballjen me zjarret që kanë përfshirë fqinjin dhe aleatin tonë në Aleancë. U pajtuam që si fqinjë, por mbi të gjitha si vende mike dhe aleate, është shumë e rëndësishme të ndihmojmë njëri-tjetrin”, ka shkruar ministrja Petrovska në Fejsbuk.

Dendias, përmes Tuiterit informoi se ka pasur një bisedë telefonike me Petrovskën në të cilën ajo e informoi “për gatishmërinë për t’i ofruar ndihmë vendit në përballjen me zjarret shkatërruese”.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky