Agjencia Zhurnal.mk.

Bisedimet për Qeverinë e re, Misajlovski: Procesi do të jetë transparent

Shkup, 13 maj – Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Vlado Misajlovski, për TVM-në thotë se procesi duhet të jetë transparent që të mos ketë zhgënjim të asnjërit koalicion dhe gjithçka të jetë në interes të qytetarëve.

“Duhet të merren parasysh edhe ata me të cilët negociohet, të jenë të kënaqur e të mos jenë të nënçmuar. Në këto zgjedhje u dëshmua se qytetarët e Maqedonisë dhanë përkrahje më të madhe për VMRO-DPMNE-në dhe ai besim nuk duhet t’i nënshtrohet zhgënjimit. Këtë e them me qëllim, sepse e gjithë kjo mbështetje e madhe edhe pritshmëritë i ka të mëdha.”, – theksoi nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Vlado Misajlovski.

Në fazën e parë të bisedimeve, Misajlovski thotë se janë dakorduar që prioritetet e para të jenë: ekonomia, lufta kundër korrupsionit dhe krimit, si dhe eurointegrimet.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky