Shkup, 28 janar – Ish deputeti Safet Bishevac në Tv24 mbrëmë tha se ditëve të fundit opinioni maqedonas po bombardohet me suksesin apo mos suksesin e takimeve mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, transmeton Zhurnal.
Sipas tij, të gjitha çështjet janë të pranueshme për të dyja palët por çështja kryesore është se a do të pranojë Bullgaria gjuhën dhe kombin maqedonas para viteve 1945.
“Për kontest i cili ka të bëjë për një çështje, nëse Bullgaria është e gatshme të pranojë ekzistimin e kombit dhe gjuhës maqedonase para vitit 1945. Kjo është çështja kryesore dhe këtu po bëhet lufta. U konvenon të dyja palëve një hekurudhë dhe autostradë të shpejtë. Konsideroj se pikërisht këto çështje nuk do të jenë zgjidhje në këtë periudhë prej gjashtë muajve. Nuk do të ketë ndryshime në përbërje të komisionit historik të Bullgarisë”, konsideron Bishevac.//Zhurnal.mk





 
					 
					 
	
