Vendet evropiane në vitin 2022 për resurset energjetike prioritare do t’i shpenzojnë një trilion dollarë që është rekord për dekadën e fundit, kumtoi Blumberg, duke iu referuar një raporti të “Sitigrup”.
Sipas agjencisë, arsye për këto shpenzime do të jenë çmimet më të larta të ngrohjes dhe energjisë elektrike në rajon, pasi hiperinflacioni mbi çmimet e gazit dhe energjisë elektrike i goditi shtëpitë dhe fabrikat në mbarë kontinentin.
“Gazi dhe energjia elektrike po bëhen shumë të shtrenjta. Konsumatorët dhe prodhuesit në rajon mbase do të duhet të sjellin vendime të rënda për konsumin e energjisë, deklaroi analisti i “Sitigrup”, Alaster Sajm.
Derisa piket e mëdha në masë të madhe kryesisht janë kushtëzuar nga rritja e çmimeve të naftës kësaj here bëhet fjalë për shpenzime për ngrohej dhe furnizim me gjithçka, nga shtëpitë deri tek transporti dhe impiantet e mëdha industriale, që do të ndihmojnë të zvogëlohen emetimet e dioksid karbonit.
Vlerësohet se çmimet e gazit natyror në Evropë vitin e fundit janë rritur për diç më shumë se 3,5 herë ndërsa me atë edhe çmimi i energjisë elektrike duke e pasur parasysh rëndësinë e gazit natyror në prodhimin e energjisë elektrike.
Sipas Blumbergut, gazi natyror për momentin i mbulon një të katërtën e nevojave energjetike të Evropës.
Evropa përjetoi një krizë energjetike vjeshtën e kaluar, kur çmimet e gazit u rritën në mbi 1000 dollarë për 1000 metër kub. Më 21 dhjetor, për herë të parë në histori, çmimi i gazit në bursën evropiane e kaloi kufirin prej 2000 dollarë për 1000 metër kub, mes fillimit të rezervave të ftohta dhe jashtëzakonisht të ulëta të gazit në deponoitë nëntokësore në Evropë.




