Agjencia Zhurnal.mk.

BNJVL kërkon mbështetje nga Qeveria për përballje më të lehtë me krizën ekonomike dhe energjetike

Shkup, 18 janar – Përfaqësuesit e Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) sot në takim me një pjesë të ekipit ekonomik qeveritar i shfaqën sfidat nga kriza ekonomike dhe energjetike dhe kërkuan mbështetje për tejkalimin e saj më të lehtë.

Delegacionin e BNJVL e kryesoi kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovksa, si dhe nënkryetarët, kryetari i Vallandovës, Pero Kostadinov dhe kryetari i Çairit, Visar Ganiu. Zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi, ishte i shoqëruar nga ministrat e Financave, të Ekonomisë dhe Vetëqeverisjes Lokale, Fatmir Besimi, Kreshnik Bekteshi dhe Goran MIlevski.

“Zëvendëskryeministri Bytyqi dhe përfaqësuesit e Qeverisë njoftuan se për çdo zgjidhje, e cila është e rëndësishme për qytetarët udhëhiqet dialog i hapur dhe gjatë kësaj e theksuan transparencën e bashkëpunimit me njësitë e vetëqeverisjes lokale për tejkalimin e sfidave vijuese. Të gjitha temat të cilat janë të rëndësishme për qytetarët, për funksionimin normal të shoqërisë duhet të diskutohen dhe të gjenden zgjidhjet më adekuate të cilat janë në interes të përgjithshëm”, informoi shërbimi për informim i qeverisë.

Në kumtesë bëhet e ditur se sfidat me të cilat përballen qytetarët janë të përbashkëta, ndërsa Qeveria është e hapur për diskutim për gjetjen e zgjidhjeve më adekuate për tejkalimin e tyre.

Në takimin e punës në Qeveri, në delegacionin e BNJVL ishin edhe kryetarët e Tearcës dhe të Radovishit, Nuhi Neziri dhe Aco Ristov, si dhe drejtoresha ekzekutive e BNJVL, Dushica Perishiq. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky