Agjencia Zhurnal.mk.

Bojmacaliev: Njësitë policore Haraçinë, Mateçë dhe Shuto Orizarë të përgatitura për zgjedhjet e 8-të majit

Shkup, 30 prill – Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev, së bashku me drejtorin e BSP-së, Sasho Tasevski, sot (30.04.2024) realizuan takime pune me udhëheqësitë e njësiteve policore Mateçë, Haraçinë dhe Shuto Orizarë, në prag të zgjedhjeve parlamentare dhe të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale 2024, me qëllim garantimin e zgjedhjeve të ndershme, të lira dhe demokratike, si dhe vëzhgimin e rezultateve të arritura në tremujorin e parë të vitit 2024, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Me këtë rast, delegacioni i MBP-ja është informuar për funksionimin e rregullt të shtabit vendor në kuadër të Shtabit Operativ të MPB-së.

Në kumtesë shtohet se në lidhje me rezultatet e këtyre njësive organizative, gjendja e sigurisë është stabile dhe e favorshme, kurse si gjendje mund të vërehet se zbardhja e krimeve të vjedhjes së energjisë elektrike.

Në Njësinë Policore Mateç kemi gjithsej 20 vepra penale, prej të cilave 17 janë për vjedhje të rrymës, ndërsa në Njësinë Policore Haraçinë janë regjistruar 21 vepra penale vjedhje të energjisë elektrike. Në Njësinë Policore Shuto Orizarë janë denoncuar 13 raste të prishjes së rendit dhe qetësisë publike, të cilat të gjitha janë zbardhur me parashtrimin e kallëzime për kundërvajtje. Njëkohësisht kemi 35 vepra penale sipas detyrës zyrtare, prej të cilave 6 janë zbardhur nga NJPB Çair”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Bojmacaliev në takimet edhe një herë konfirmoi përkushtimin e tij për organizimin e zgjedhjeve evropiane dhe kolegëve u potencoi rëndësinë për të punuar ekskluzivisht në bazë të ligjit, me qëllim të garantimit të sigurisë së proceseve zgjedhore.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky