Siç raporton ‘Dueli Sportiv’, Dukagjini ka bërë goditjen e madhe në merkato, duke nënshkruar me Ergyn Ahmetin.
Skuadra qe u rikthye sivjet në elitën e futbollit kosovar, Dukagjini nga Klina, është përforcuar me ish-mesfushorin e Prishtinës dhe se fundmi Dritës, Ergyn Ahmetin.

Për futbollistin mitrovicas dhe trajnerin e Dukagjinit, Armend Dallkun, do të jetë një ribashkim te klinasit, pasi më herët ishin bashkë te Prishtina.
/Gazeta Olle/





 
					 
					 
	
