Agjencia Zhurnal.mk.

Boronica më e madhe në botë e rritur në Australi shënon rekord botëror

Një fermë australiane ka shënuar rekord të ri botëror për kultivimin e boronicës më të madhe në botë.

“Përbindëshi” i cili peshon 20.4 g dhe është pothuajse 4 cm i gjerë, është ruajtur në frigorifer që nga nëntori i vitit të kaluar.

Me madhësi, është rreth 10 herë më e madhe se një boronicë mesatare, shkruan BBC.

Titulli më parë mbahej nga një boronicë 16.2 g e rritur në Australinë Perëndimore.

Bëhet e ditur se ky lloj fruti është pjesë e përpjekjes së Costa Group për të përmbushur kërkesat e konsumatorëve për boronica më të mëdha.

Edhe pse shpresonin në rezultate të mira, ekipi i Brad Hocking përsëri janë mahnitur kur e kishin vënë re se sa po rriteshin frutat e tyre.

“Fruti që theu rekord ishte padyshim i madh, por ne do mund të kishim zgjedhur edhe 20 të tjerë ose më shumë që do të kishin thyer rekordin e mëparshëm botëror”, tha Hocking.

Pas 12 javësh, boronica u çertifikua nga Rekordet Botërore Guiness si më e madhja ndonjëherë. 

Related posts

Raporti i Komitetit Evropian kundër Torturës: Në Shutkë, Prilep dhe Shtip janë përmirëuar kushtet, në Idrizovë gjendja alarmante

I Z

Gjërat që duhet t’i keni në mendje kur e zgjidhni karrierën tuaj

D V

Shkencëtarët pranojnë se birrat e forta janë më të shëndetshme për një arsye

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky