Agjencia Zhurnal.mk.

BP dhe MAPAS me memorandum për bashkëpunim

Shkup, 18 janar – Me përforcimin e bashkëpunimit mes Bankës popullore dhe Agjencisë për supervizion të sigurimit të financuar kapital pensional (MAPAS) kontribuohet drejt efikasitetit më të madh të rregullatorëve në analizën dhe vlerësimin e stabilitetit financiar. Kjo u cek në takimin e sotëm mes guvernatores së Bankës popullore, Anita Angellovska-Bezhoska dhe kryetarit të Këshillit të ekspertëve të MAPAS-it, Maksud Ali, gjatë nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim mes dy institucioneve.

Siç ceket në kumtesën nga Banka popullore, avancimi i bashkëpunimit mes Bankës popullore dhe MAPAS-it është me rëndësi të madhe, duke e pasur parasysh lidhjen e sistemit bankar me shoqatat pensionale, si në bazë të ndërlidhjes personale, ashtu edhe në bazë të sigurimit të shërbimeve të rojës së pronës për fondet pensionale. Kjo ndërlidhje e ngushtë në dy segmentet e sistemit financiar është faktor për koordinim më të afërt dhe bashkëveprim të Bankës popullore dhe MAPAS-it, për shkak të menaxhimit më të mirë, përballjes me rreziqet e mundshme dhe mirëmbajtjes së stabilitetit të sektorit financiar.

Me Memorandumin parashihet organizim i kontrolleve të përbashkëta të subjekteve që janë të interesit të përbashkët për dy rregullatorët, kur do të konfirmohet nevoja për kontrolle të tilla. Njëkohësisht, parashihet bashkëpunim i ndërsjelltë gjatë përpunimit të rregullave nënligjore të cilat kanë të bëjnë me subjektet të cilat janë lëndë e interesit të përbashkët, si edhe gjatë përpunimit të propozim akteve ligjore lidhur me bankat dhe fondet pensionale.

Stabiliteti financiar është prioritet i përbashkët dhe obligim i rregullatorëve financiarë. Për atë qëllim, Banka popullore vitin e kaluar i ripërtëriu memorandumet për bashkëpunim edhe me Komisionin e letrave me vlerë dhe me Agjencinë për supervizion të sigurimeve, për shkak të përforcimit të mekanizmave për mbrojtje të stabilitetit financiar në sistem.

Related posts

“Bechtel & Enka” kërkon nga Oda Ekonomike e RMV-së sigurimin e 4000 punëtorëve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d

D V

Banka Popullore: Ngadalësimi i mëtejshëm i inflacionit, me ç’rast në afat të mesëm do të kthehet drejt mesatares historike prej 2 përqindëve

D V

Samit “Maqedonia 2025”: Thirrje për mobilizim të të gjitha resurseve për zhvillim ekonomik

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky