Agjencia Zhurnal.mk.

Brabus 800 Adventure XLP Superblack që prodhon 790 kuaj-fuqi

Brabusi gjerman ka befasuar adhuruesit me një projekt tjetër. Fjala është për Brabus 800 Adventure XLP, që fillimisht u prezantua në panairin e veturave në Gjenevë gjatë vitit 2020, por që iu nënshtrua “tretmanit” Superblack.

Ky version i bazuar në G-Class, përkatësisht në modelin AMG G63, tani është për 68,9 centimetra më i gjatë sesa G-Class pa gomën rezervë, pasi gjatësia e tij është 5,31 metra.

Falë karrocerisë së modifikuar dhe të punuar nga alumini, Adventure XLP tani është për 49 centimetra më i lartë, dhe do të duhej të futej në një kategori me veturat tjera off-road.

Ka fellne masive prej 22-inç dhe kanë gomat për të gjitha terrenet. Kështu Brabusi ka punuar shumë edhe në motorin 4 litërsh twin-turbo V8 që prodhon 790 kuaj-fuqi.

Superblack shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për 4,8 sekonda, kurse shpejtësinë maksimale e ka të kufizuar në mënyrë elektronike në 210 kilometra në orë.

Inxhinierët nga Bottropi kanë arritur t’ia zvogëlojnë peshën në 2.936 kilogramë. Brendësia është veshur me lëkurë të zezë – madje edhe dyshemeja është e tëra me lëkurë të zezë.

Related posts

Katër adoleshentë australianë vodhën një Maserati Grecale dhe një Porsche Macan – por gëzimi i tyre ishte jetëshkurtër

D V

Mbushës i ri për veturat elektrike: Shpejtësia dhe performanca e lartë!

D V

SHBA vendosi tarifa brutale ndaj Kinës – kjo është goditja më e fuqishme ndaj veturave elektrike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky