Mesfushori i Real Madridit, Casemiro, është pyetur sot (e hënë) në konferencë për shtyp rreth mundësisë së transferimit të sulmuesit të PSG-së, Kylian Mbappe, shkruan Zeri.info.
Mbappe është lidhur me një kalim të mundshëm tek gjigantët spanjoll gjantë verës mirëpo “Parisienët” refuzuan tre oferta nga klubi madrilen, vlera e të cilave shkonte deri në 200 milionë euro.
Braziliani ka vlerësuar lart Mbappen, duke thënë se është brenda top-treshes më të mirë në botë, ndërsa e sheh si të përshtatshëm për secilin klub në botë.
“Mbappe nuk është lojtari ynë, por sigurisht është lojtar i mirë. Është në top tre të botës dhe mund t’i përshtatet çdo klubi në botë”.
“Vinicius dhe ai janë në moment të mirë në karrierët e tyre dhe do përshtaten mirë. Të gjithë që e duan futbollin do admirojnë Mbappe sepse është lojtar i mirë”.




