Agjencia Zhurnal.mk.

Cipras: Jemi në një periudhë kur bota po ndryshon

Shkup, 2 korrik – “Evropa, Bashkimi Evropian, nuk ka dyshim se është dhe vazhdon të jetë një zhvillim pozitiv i kontinentit tonë dhe është një Bashkim që ka arritur të arrijë paqen, respektimin e të drejtave të njeriut. Nuk ka dyshim se drejtohet një bord i madh dhe prandaj ngadalë kthehet majtas-djathtas”, kështu deklaroi në një intervistë ekskluzive për TV21, ish-kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras.

Ai tha se periudhën e fundit janë marrë shumë vendime serioze.

“Vendimet bazohen në një shkallë më të vogël sesa duhej të ishin. Për shembull, ne shohim që Shtetet e Bashkuara marrin vendime më të guximshme, ashtu si politika e jashtme. BE duhet të jetë më e vendosur në politikën e jashtme. BE në politikën e jashtme duhet të jetë më vendimtare. Nuk duhet të kesh ndikim, të jesh fuqi në hartën botërore, e të mos mundesh të zgjedhësh problemet në fqinjësi. Mendoj se nuk ekziston zgjedhje tjetër për vendet e Ballkanit Perëndimor përveç që të këmbëngulin dhe të mos ekzistojë zgjedhje tjetër për BE përveç se të vazhdohet me vendimet që kanë të bëjnë me zgjerimin, procesin e zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimorë. Mendoj se nuk ka zgjidhje tjetër përveç insistimit”, theksoi për TV21, ish-kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky