Agjencia Zhurnal.mk.

CMG-ja realizoi me sukses transmetimin olimpik me risi teknologjike

Shkup, 7 prill – Ditët e fundit, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i dërgoi një letër Grupit Mediatik të Kinës (CMG), ku shpreh vlerësime e falënderime për transmetimin e suksesshëm të Olimpiadës Dimërore të Pekinit dhe për përhapjen e lëvizjes olimpike në botë.

Edhe pse Lojërat Olimpike dhe Paralimpike të Pekinit 2022 janë mbyllur, ceremonitë e mrekullueshme të hapjes e të mbylljes me “romancë kineze”, si dhe transmetimi i jashtëzakonshëm i ndeshjeve dhe garave sportive kanë fituar vlerësime të shumta në mbarë botën.

Risitë teknologjike të CMG-së kanë luajtur rol të dukshëm dhe kanë “ndriçuar” lojërat olimpike të Pekinit me teknologji të reja, duke shënuar një kapitull të ri në historinë olimpike.

Me modelin strategjik “5G+4K/8K+AI”, teknologjinë e transmetimit 4K/8K, aparatet e posaçme UHD me vetëkërkim dhe me ekipin teknik elitar në transmetim, CMG-ja ka arritur objektivin “Olimpiadë dimërore teknologjike, ndjekje e lojërave me 8K”, duke shënuar rekordin e spikatur të mbi 62.81 miliardë shikimeve në platformat multimediale. /Zhurnal.mk

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky