Agjencia Zhurnal.mk.

Conte me kritika të ashpra ndaj Ligës Premier

Antonio Conte ka folur i irrituar pasi derbi i Tottenham Hotspurit në veri të Londrës kundër Arsenalit u shty të dielën e kaluar, pavarësisht se Topçinjtë kishin vetëm disa mungesa për shkak të COVID-19.

Trajneri italian theksoi se shtyrja e derbit ishte për faktin se The Gunners u goditën nga lëndime të shumta dhe me disa lojtarë që mungojnë pasi janë larguar në detyrën e Kupës së Kombeve të Afrikës.

“Është një rrëmujë tani, kjo është e vërteta”, deklaroi Conte. “Ka vetëm një ose ndoshta dy skuadra që kanë luajtur të gjitha ndeshjet e tyre në ligë. Është një rrëmujë e madhe, sigurisht”.

“Ne e kemi parë se Liga Premier u tregua shumë strikte kur shpërthimi ndodhi në terrenin tonë stërvitor dhe ata nuk donin të shtynin ndeshjen kundër Leicesterit, sepse para ndeshjes së Burnleyt u shty nga bora”.

“Më pas ndodhi e gjithë kjo, duhet të qeshësh, sepse kanë ndryshuar totalisht vizionin. Ju duhet të merrni vendimin për të shtyrë vetëm për një arsye, nëse ka raste të COVID. Jo për lëndime, jo për detyrë ndërkombëtare”.

“Shtyrja e Arsenalit ishte shumë e çuditshme sepse, në këtë mënyrë, gjithçka mund të ndodhë. Nëse Premier League vendos të shtyjë ndeshjet për dëmtime, do të thotë se ndoshta duhet të përpiqen të bëjnë një orar më të mirë dhe të reduktojnë shumë ndeshje për të luajtur”.

“Kjo është hera e parë në jetën time që ka një ligë që e ka shtyrë ndeshjen për dëmtime. Është shumë e çuditshme dhe befasuese”, ka deklaruar më tej Conte. 

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky