Shkup, 7 janar – Numri i rasteve aktive me covid në vendin tonë shënon 8209, që është një rritje prej 1300 rasteve për vetëm një ditë. Në 24 orët e fundit u regjistruan 1725 raste të reja, ndërsa kishin vdekur dy pacientë, shkruan Zhurnal.
Siç informon MSH, më së shumti nga të infektuarve të rinjë janë në Shkup me 1028, më Manastir 148, Prilep 112 dhe Ohër 61.
Deri tani në vendin tonë janë infektuar gjithsej 230265 persona. Prej tyre 214054 janë shëruar ndërsa 8002 kanë vdekur.
Sipas autoriteteve shëndetësore, vaksinimi ngelet mënyra më e mirë për të dalë nga kriza./Zhurnal.mk




