Agjencia Zhurnal.mk.

Debat për reformat zgjedhore, IPE: Të kyçen ekspertë, të digjitalizohet procesi

Shkup, 20 Shtator – Ndryshimi i numrit të njësive zgjedhore, listat e hapura, votimi i diasporës dhe regjistrimi i votuesve, ishin temat kryesore të analizave të Institutit Për Politika Eurpiane kushtuar debatit për reforma në modelin zgjedhor.

Konkluzioni i përgjithshëm i këtij instituti është se opinioni publik, respektivisht ekspertët e kësaj lëmie duhet të kyçen më shumë në procesin e përpilimit të modelit ideal zgjedhor, i cili sipas qytetarëve të shprehur në anketë assesi nuk duhet të miratohen pak para organizimit të zgjedhjeve.

“Në përgjithësi qytetarët nuk mbështesin ndryshimin e modelit zgjedhor pak para organizimit të zgjedhjeve. Ata në këtë anketë u tregojnë qartë vendimmarrësve që ky diskutim duhet të zgjatë më shumë dhe assesi ndryshimet në fjalë të mos miratohen pak para organizimit të zgjedhjeve.”,- tha drejtoresha e IPE-së, Simonida Kacarska.

Qytetarët presin në të ardhmen të digjitalizohet procesi zgjedhor.

“Qytetarët presin që gjatë proceseve zgjedhore të përdoret më shumë teknologjia informatike  siç është për shembull on-line votimi i qytetarëve.”,- theksoi drejtoresha e IPE-së, Simonida Kacarska.

Grupet Punuese të Ministrisë së Drejtësisë aktualisht po punojnë në përpilimin e pr/ligjit të modelit të ardhshëm ideal zgjedhor.

Debati mes këtyre anëtarëve zhvillohet fillimisht në drejtim të asaj për atë se a duhet ulur ose rritur numri i njësive, a të ketë ose jo lista të hapura, financimin e partive politike gjatë fushatës dhe raportimin e mediave mbi procesit zgjedhor.

Për këto çështje të gjitha partitë kanë pikëpamje të ndryshme.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky