Agjencia Zhurnal.mk.

Detaje nga vrasja e shqiptarit në Greqi/ Autori i zuri pritë në një bar kafe, ishte veshur me…

Një shqiptar, 38-vjeç, u ekzekutua me plumb në kokë, mbrëmjen e djeshme në Athinë, ngjarje e cila u cilësua si përplasje mes bandash.

Mediat fqinje raportojnë se shqiptari u qëllua për vdekje nga një person i panjohur, i cili i kishte zënë pritë, në një kafene në Rrugën Liosion 104 pranë Sheshit Attiki dhe Agios Panteleimonas.

Shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur mori plumba në kokë dhe bark. Ai u transportua në gjendje të rëndë në Spitalin Evangelismos, por humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.

Një dëshmitar okular, duke folur për protothema.gr, zbuloi se autori i vrasjes kishte veshur një xhaketë gri dhe kishte hipur në një makinë po ashtu gri.

Zona pas incidentit u rrethua nga forca të forta policie, ndërsa autoritetet u vunë në kërkim të provave që do të çojnë në identifikimin e autorëve dhe arrestimin e tyre.

deshmitari okular

Related posts

Nëntë raportime për dhunë në familje, shumica e rasteve ndaj grave

D V

Bastisje në rrethinën e Strumicës, gjendet drogë, arrestohet shpërndarësi

D V

Ndalohet një 45-vjeçar nga Strumica, kapet me lëndë narkotike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky