Agjencia Zhurnal.mk.

Do të ndërmerren veprime për përmirësimin e kushteve dhe parandalimin e korrupsionit në sistemin e burgjeve, dhunën dhe trajtimin e duhur

Shkup, 54 shtator – Ministria e Drejtësisë sot kumtoi se do të intensifikohet realizimi i Projektit “Rikonstruimi  i institucioneve ndëshkuese -korrektuese  në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, i cili realizohet me kredi nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës.

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, në takimin me zëvendësguvernatorin e Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, Tomas Bocek dhe Arnaud de Verdier, kantri menaxher i Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, diskutuan për çështjet prioritare lidhur me kushtet në burgje, trajtimin, veprimin me personat e paraburgosur dhe të dënuar, me qëllim të arritjes së  risocializimit dhe rehabilitimit të personave që vuajnë dënimin me burg.

Nga ana e përfaqësuesve të Bankës është kërkuar që në afat sa më të shkurtë të mundur  të ndërmerren masa efektive për sanimin  e dëmeve të shkaktuara në njësinë  gjysmë të hapur dhe të hapur në INK-SHNK  Idrizovë.

Ministri u falënderua  për mbështetjen e përgjithshme për realizimin e Projektit, me të  cilin janë përfshirë  disa institucione ndëshkuese  korrektuese, mes të cilave edhe shtëpia edukativo  korrektuese në Tetovë dhe burgu në Kumanovë. Vlerësimi dhe përparimi i situatave në sistemin penitenciar  janë pjesë e procesit para aderues për anëtarësimin e  Republikës së Maqedonisë së  Veriut  në Bashkimin Evropian. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky