Agjencia Zhurnal.mk.

Dogana në Bogorodicë konfiskon ari dhe deviza falso në vlerë 1 mln euro

Bogorodica, 17 Dhjetor – Inspektorët e ekipeve mobile të Drejtorisë së doganave dje gjatë kontrollit të një autobusi në pikën kufitare Bogorodicë, zbuluan dhe konfiskuan 12 kg ari dhe stoli ari, 262.750 dollarë dhe 155.760 euro , gjithsej me vlerë rreth 600.000 euro.

Për shkak të dyshimeve, autobusi me targa turke i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë, i cili po lëvizte në linjë të rregullt Shkup – Stamboll (Turqi) me dalje nga vendi, është drejtuar për kontroll të detajuar në terminalin doganor të P. K. Bogorodicë. Gjatë kontrollit u zbulua një bunker në të cilin u gjetën bizhuteri të ndryshme dhe pllaka ari me forma të parregullta, si dhe një sasi e madhe valutore. Malli me vlerë rreth një milion euro dhe autobusi janë ndaluar përkohësisht dhe i janë dorëzuar Departamentit për Hetime në Drejtorinë e doganave për hetime të mëtutjeshme.

Me dorëzimin e raporteve përkatëse, lënda do t’i kalojë Prokurorisë Themelore Publike kompetente.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=556997569575702&set=pcb.556997626242363

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky