Agjencia Zhurnal.mk.

Dramë në Neurokirurgji: Pacienti 62 vjeçar kërcen nga dritarja pasi sulmoi dy persona

Shkup, 11 prill – Një dramë e vërtetë ka ndodhur sot në Klinikën e Neurokirurgjisë në Shkup. Një pacient 62 vjeçar nga Sveti Nikolla, i shtrirë në Klinikën e NeuroKirurgjisë, ka sulmuar me gjësende të forta një pacient tjetër që e kishte në dhomë, ndërsa bëhet fjalë për personin S.V (66 vjeç) nga Kërçova, informon Zhurnal.

Kur është dëgjuar zhurma, një punonjës i spitalit ka hyrë në dhomë për të qetësuar situatën mirëpo pacienti ka gjuajtur me gjësende edhe mbi të. Ai ndërkohë ka vendosur të kërcejë nga dritarja (nga kati i dytë), kështu që ka marë lëndime të rënda trupore.

Ai është kthyer përsëri për t’u mjekuar në spital. Dy të tjerët gjithashtu kanë patur lëndime trupore.

Po punohet në zbardhje të plotë të rastit./Zhurnal.mk

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky