Gazeta “Sheshi” merr vesh se drejtuesit e Dritës janë takuar në mbrëmjen 12 gushtit së bashku me futbollistin Tahiri dhe prindin e tij në njërin nga restaurantet e qytetit të Gjilanit.
18 vjeçari super i talentuar mbulon pozitën e sulmuesit të qendrës por mund të luajë edhe si anësor.
“9” i Besës ishte njëri ndër lojtarët më të mirë në Superligë, duke shënuar 9 gola në 30 ndeshje sezonin e kaluar.
Kjo marrëveshje pritet që të mbyllet shumë shpejt dhe lojtari do të bashkohet në stërvitje me “BardhKaltërit”.