Agjencia Zhurnal.mk.

Dy persona humbin jetën në aksidentin e trafikut në rrugën Radovish-Shtip

Në aksidentin e trafikut që ka ndodhur në magjistralen Radovish-Shtip kanë humbur jetën dy shoferë, ndërsa një pasagjere është dërguar në spitalin e Shtipit.

Lajmin për MIA-n e konfirmoi zëdhënësja e SPB Strumicë, Aleksandra Trajanova e cila informoi se në aksidentin kanë marrë pjesë makinat “Pasat” dhe “Opel”.

“Në vendin e aksidentit kanë ndërruar jetë drejtuesit e të dyja automjeteve, ndërsa një pasagjere nga automjeti i tipit “Opel” është transportuar në Qendrën mjekësore Shtip”, deklaroi Trajanova.

Prokurori publik ka inspektuar vendin e aksidentit, ndërsa komunikacioni është ridrejtuar përgjatë rrugës së vjetër.

Më shumë detaje rreth aksidentit policia do të japë nesër. 

Related posts

Nëntë raportime për dhunë në familje, shumica e rasteve ndaj grave

D V

Bastisje në rrethinën e Strumicës, gjendet drogë, arrestohet shpërndarësi

D V

Ndalohet një 45-vjeçar nga Strumica, kapet me lëndë narkotike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky