Shkup, 28 tetor – Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu sot ka marr mbështetje edhe nga Partia Demokratike e Turqve në Maqedoni-Dega e Shkupit.
“Sonte mora edhe një mbështetje të fuqishme për raundin e dytë zgjedhor të 31 tetorit, kësaj radhe nga Partia Demokratike e Turqve në Maqedoni-Dega e Shkupit. Marrëveshjen e bashkëpunimit e arritëm, ndërsa gjithsesi se jam tejet falënderues edhe për këtë mbështetje që mora sonte. Po e përsëris me plot krenari se Çairi gjithmonë ka qenë dhe mbetet diversiteti më i bukur etnik dhe kulturor”., bënë të ditur Visar Ganiu




