Agjencia Zhurnal.mk.

Edhe Pendarovski me ftesë/ Dy “master debate” ku do të marrin pjesë të shtatë kandidatët për president

Shkup, 21 mars – Edhe presidenti Stevo Pendarovski, i ka dërguar ftesë kundër kandidatëve të tij, për të marrë pjesë në dy master debate, të cilat do të mbahen në fillim dhe në fund të fushatës zgjedhore, e cila fillon më 4 prill.

Nga Shtabi zgjedhor i Pendarovskit njoftuan sot se ideja e dy master debateve u është komunikuar kandidatëve të tjerë për president, dhe presin përgjigje. Master debatet, siç thonë nga shtabi zgjedhor i Pendarovskit, do të organizohen në terren neutral, secili nga kandidatët do të marrë pjesë në organizim, i cili do të udhëhiqet nga një moderator, për të cilin të gjithë do të arrijnë marrëveshje, ndërsa shpenzimet do t’i ndajnë të gjithë. Debatet master do të zgjasin 180 minuta.

Nga Shtabi Zgjedhor i Pendarovskit thonë se pritet të mërkurën për një përgjigje përfundimtare se a do të pajtohen kandidatët e tjerë. Master debatet janë për shtatë kandidatët. Nëse dikush pranon dhe dikush jo, ideja nuk do të realizohet.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky